Portieri godet kameran dy herë në 30 sekonda

05/04/2012 00:00

Nëse do të jepej një çmim për futbollistët që godasin më shpejt kamerat,
atëherë portieri Ali Khaseif do të do ta kishte fituar dy herë këtë
trofe brenda së njëjtës ndeshje.

Mbrojtësi ekstrem i skuadrës arabe Al Xhazira ka bërë një veprim unik duke goditur dy herë brenda 30 sekondash, kamerën lëvizëse që në shumë ndeshje qëndron mbi kokat e futbollistëve.

Një koincidencë e pabesueshme për portierin arab që ka shkaktuar ovacione në stadium dhe një hutim tek lojtarët e tjerë që nuk po gjenin dot trajektoren e topit.

Top Channel