Një orë mësimi në klasën e Inxhinierisë Tekstil-Modë

05/04/2012 19:40

Në një tavolinë të madhe pune janë hedhur të gjitha mjetet e para për të realizuar një veshje. Nis me laps e me letër një orë mësimi për ata studentë që kanë pasion stilimin.

Pedagoge Mira Shehi u mëson studentëve pikënisjen për realizimin e një koleksioni veshjesh. Ajo thotë se frymëzimi për të krijuar vjen nga gjithçka që na kap syri: një stil mode i vjetër, një fustan i nënës në dollap, një veshje me motive kombëtare apo një peisazh i natyrës. Zonja Shehi i shpjegon studentëve se koleksioni ndërtohet mbi bazën e një teme të caktuar.

“Me veshjet e studentëve ne organizojmë çdo vit Ditën e Modës dhe i përballim ata me punët e tyre. Stilimi, prerja dhe qepja bëhet vetë nga studentët”, shprehet Mira Shehi.

Një nga studentet është e specializuar vetëm për realizimin e kallëpeve.

Pedagoge Mira Shehi thotë se studentët e Inxhinierisë Tekstil-Modë mësojnë materialet, si duhet të qepen e bashkohen më njëra-tjetrën dhe si duhet të qëndrojnë kuadratet.

Gjithçka që ata kanë mësuar në vitet e shkollës do e paraqesin në një sfilatë që do të realizohet në muajin shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA