Në atelienë e Rezarta Skifterit

05/04/2012 19:10

Në atelienë e Rezarta Skifterit mësuam se çdo stilist dallon nga tjetri nga mënyra se si i dizenjon veshjet. Ajo nuk përdor mënyrën e thjeshtë të të qepurit, që do të thotë: mat, pre dhe qep.

Rezarta fillimisht copat i shkatërron e më pas i përpunon duke i ndërthurur apo mbivendosur me përzierje materialesh. Tyli, dantella dhe mëndafshi janë baza e punimeve të saj.

“Ajo që preferoj unë është kujdesi për punën. Nuk ka rëndësi që veshja të jetë e rënduar sepse edhe veshja e lehtë ka punë të kujdesshme brenda”, thekson Rezarta.

Rezarta Skifteri punon me porosi që vijnë në atelienë e saj. Dallimi nga një rrobaqepës është se një stilist fantazon në mendje, dizenjon në letër dhe më pas realizon një veshje duka ia përshtatur çdo individi, ndërsa një rrobaqepës thjesht zbaton.

“Veshja duhet të personalizohet dhe nëse kjo gjë ndodh kemi të bëjmë me një stilist të mirëfilltë”, deklaron stilistja.

Ngjyrat e frymëzojnë më shumë dhe stina e pranverës ia zhvillon më shumë fantazinë për realizimin e koleksioneve. Një stilist duhet të bëjë koleksionin vjeshtë-dimër dhe pranverë-verë që të quhet i tillë. Shitja e koleksionit bëhet në atelie, ndërsa arritja më e madhe e stilistit është realizimi i sfilatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA