Juventus me mbrojtjen më të mirë në Europë

05/04/2012 00:00

Në pritje të ndonjë surprize të bukur në renditjen e Serisë A, Juventus mund të krenohet me mbrojtjen më të mirë në kampionatet e futbollit europian. Skuadra e trajnerit Konte ka një prapavijë më të mirë se Barcelona e cila ka pësuar 22 gola në La Liga, më mirë se Manchester City në Premier Ligë dhe më mirë se Bajerni me 18 gola të pësuar në Bundesligë.

Në ndeshjet e deritanishme të zhvilluara në serinë A, “Zonja e Vjetër” është kthyer në një fortëse pasi ka pësuar vetëm 17 rrjeta në 30 ndeshje. Në futbollin europian, vetëm Portoja ka një numër të njëjtë golash me bardhezinjtë, por ka 5 ndeshje më pak të zhvilluara.

Reparti difensiv është çelsi i suksesit të Juventusit dhe kjo vërteton pse skuadra torineze është e pathyeshme në kampionat. Milani që mban vendin e dytë në pësimin e golave, ka 7 rrjeta të pësuara më shumë se sa Juventusi.

Top Channel