Ashtu si në film, një gjarpër ka tmerruar pilotin e një avioni duke u shfaqur në kabinën e pilotazhit gjatë fluturimit mbi veriun e Australisë.
Gjarpri, lloji i të cilit nuk bëhet i ditur, ka detyruar drejtuesit e avionit të bëjnë një ulje emergjente. Zvarraniku doli nga kruskoti i avionit, i llojit të letë i kompanisë “Air Frontier”, 20 minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti i Darvinit.
Piloti Braden Blennerhassett ka njoftuar kontrollorët e fluturimeve për t’i vënë në dijeni mbi praninë e gjarprit, por me pak vështirësi pasi zvarraniku kishte çuar kokën e tij pranë butonit të radiomarrëses, që duhej shtypur për të mundësuar komunikimin me kullën e kontrollit.
“Ishte një eksperiencë interesante. Kur avioni do të prekte tokën ndjeva gjarprin që më kalonte nëpër këmbë, pata frikë”, ka treguar piloti pas uljes në pistë.
Më pas është thirrur një specialist i posaçëm për kapjen e gjarpërit, por zvarraniku nuk është gjetur ende dhe për këtë janë vendosur disa çarqe.
Ngjarja në fjalë ngjason me skenarin e filmit “Gjarpërinj në Avion”, me aktorin Samuel L. Jackson, ku një organizatë kriminale për të vrarë një dëshmitar mbush me gjarpërinj avionin ku ai udhëtonte.
Top Channel