Futbollistët, të zgjuar sa shkencëtarët

05/04/2012 17:30

Futbollistët nuk janë të shquar shpesh për zgjuarsinë e tyre, por një studim i ri tregoi se në të vërtetë, ata mund të përbëjnë një prej klasave me inteligjencën më të lartë në shoqëri.

I udhëhequr nga Instituti Karolinska në Stokholm, studimi tregoi se ndonëse koefiçenti i zgjaursisë (IQ) mund të variojë, futbollistët spikasin në aftësitë konjitive ose në forcën e trurit, që komandon shpejtësinë me të cilën reagojmë, përshtatemi, kundërpërgjigjemi apo përvetësojmë diçka të re.

Varësia shprehet pothuajse gjithmonë edhe në fushën e lojës, me futbollistët më të mirë që renditen midis 2% të popullsisë botërore më të aftë në këtë drejtim, ku përfshihen edhe shkencëtarët e fizikantët.

Studimi u fokusua në disa mijëra persona dhe në mënyrë befasuese, futbollistët e kampionatit suedez renditeshin midis atyre me rezultatet më mbesëlënëse.

Sipas autorëve të këtij vëzhgimi, futbollistët duken budallenj vetëm sepse nuk kanë kohë të mjaftueshme për të mësuar, por në të vërtetë ata janë shumë më të artë për të përvetësuar informacion të ri dhe për të zbatuar detyra të ndryshme se sa shumica e popullsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA