Cassano: Jam gati për të shtunën

05/04/2012 18:20

Antonio Cassano është rikthyer pas pesë muajsh e gjysmë pa futboll dhe për herë të parë pas operacionit në zemër dhe ishemisë në tru ka folur për mediat italiane.

“Pata frikë se mos vdisja dhe pasi kaloi frika e parë pata frikë se mos nuk do të rikthehesha të luaja futboll”, theksoi sulmuesi i Milanit për Studio Sport.

“Tani jam gati për tu rikthyer, madje që të shtunën ndaj Fiorentinës”, shton futbollisti italian, i cili në tetorin e kaluar pësoi një ishemi në tru dhe kreu një operacion në zemër për të rregulluar një problem të vogël kardiak.

Të premten e kaluar Milani kishte bërë të ditur se Cassano kishte nisur rekuperimin pas ishemisë në tru që pësoi menjëherë pas ndeshjes me Romën.

Ish-lojtari i Barit, Romës, Realit të Madridit dhe Sampdorias aktualisht po kryen një program individual stërvitor në Milanello.

Top Channel