Real për spektakël, Chelsea për kualifikimin

04/04/2012 00:00

Edhe pse është i kualifikuar për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho ka deklaruar se do të nxjerrë në fushë formacionin më të mirë.

Jemi favorite, por për respekt të publikut do të bëj shumë pak ndryshime, ka theksuar portugezi. Në këto 2 vjet në Champions kemi bërë shumë ndeshje të mira, kemi marrë shumë fitore dhe duam të vazhdojmë kështu, ka përfunduar “Special One”.

Nga ana tjetër qipriotët e drejtuar nga Jovanoviç e dinë shumë mirë se u duhet një mrekulli për të përmbysur humbjen 3-0 të ndeshjes së parë.

Sfida tjetër e mbrëmjes e cila është pothuajse e hapur për të treja rezultatet është Chelsea-Benfica. Londinezët fituan ndeshjen e parë 1-0 në Portugali, por ky rezultat nuk është i mjaftueshëm që ata të kualifikohen në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Trajneri italian i Chelsea-t, Di Matteo thekson se skuadra që do të bëjë më pak gabime do të kalojë në gjysmëfinale.

“Duhet që në Stamford Bridge përballë Benficës të bëjmë të njëjtën lojë siç bëmë me Napolin. Fitorja minimale nuk është gjithçka. U kam kërkuar lojtarëve të mi të bëjnë sa më pak gabime, pasi Benfica është një skuadër që i shfrytëzon këto raste”, ka përfunduar Di Matteo.

Top Channel