“Nata që askush nuk dëshiron të përfundojë”, Messi qan para lamtumirës historike në Monumental
Tirana dhe Skëndërbeu hodhën një hap të sigurt drejt finales së Kupës së Shqipërisë, duke fituar bindshëm ndeshjet e para gjysmëfinale, të zhvilluara të mërkurën.
Nga ana e tyre, bardheblutë arritën të regjistronin një fitore të papritur në Vlorë, ku ndeshja nisi menjëherë mbarë nëpërmjet një goli të Dushkut, që në minutën e tretë.
Dukshëm larg nivelit të tyre më të mirë, vlonjatët u vunë përfund nga dy gola pas intervalit, me autorë Cikalleshi dhe Tushen, që në minutat shtesë i vendosi vulën kualifikimit praktikisht të sigurt të fituesve në fuqi të Kupës së Shqipërisë.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, atë midis Skëndërbeut dhe Kastriotit, kampionët në fuqi treguan epërsinë e tyre ndaj krutanëve. Pasi realizuan në minutat e para, nëpërmjet Plakut, i “zakonshmi” Inkango barazoi shifrat menjëherë, por pjesa e parë u mbyll në avantazhin e korçarëve, pasi Radas realizoi një gol të dytë.
Në pjesën e dytë, një gol i hershëm i Bratiç “vulosi” shifrat në 3-1, ndërsa vendasit patën edhe shanse të tjera për të fituar takimin edhe me shifra më të thella. Rezultati favorizon qartësisht Skëndërbeun për të kaluar turin, ndonëse i lë disa shpresa, gjithsesi të vakëta, Kastriotit për ndeshjen e kthimit.
Top Channel