Champions, Çelsi dhe Real bëjnë detyrën

04/04/2012 22:55

Ashtu sic ishte parashikuar, Çelsi dhe Reali i Madridit janë dy skuadrat e tjera që kompletojnë ciftet gjkysmëfinaliste, Barcelona-Çelsi dhe Real-Madrid-Bajern i Mynihut.

Kanë rrezikuar disi në fundin e takimit londinezët e drejtuar nga Di Mateo të cilët e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1 në “Stamford Bridxh”. Lampard me një 11-metërsh në minutën e 21-të zhbllokon shifrat ndërkohë që Benfika mbetet me 10 lojtarë në minutën e 40-të.

Garsia kur kishin mbetur 5 minuta nga fund ii takimit barazon shifrat në 1-1, por është Mireles që në kohën shtesë shënon një supergol duke i dhënë fitoren dhe kualifikimin Çelsit.

Ndërkohë Reali e ka shndërruar në një festival golash, ndeshjen e kthimit me Apoel Nikosian, pasi e ka mundur këtë herë me rezultatin 5-2.

Ronaldo është autori id y golave në këtë ndeshje, ndërkohë ka shënuar Kaka, Kalehon dhe Di Maria, ndërsa për skuadrën qipriote golat e nderit i kanë shënuar Manduka dhe Solari.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen në datat 17-18 prill, ndërsa takimet e kthimit në datat 24 dhe 25 prill, ndeshje nga ku do të percaktohet çifti finalist për finalen e madhe të Mynihut më 19 maj.

Top Channel