Zjarri u ndez 1 milion vjet me parë

03/04/2012 15:55

Njeriu ka përdorur zjarrin 300 mijë vjet më herët nga sa mendohej deri më tani, pra rreth 1 milion vjet më parë.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore Pnas, pas hulumtimeve të kryera në shpellën e Wonderwerk në Afrikën e Jugut.

Grupi i shkencëtarëve, i përbërë nga studiues nga Universiteti i Torontos dhe ai izraelit i Jeruzalemit, kanë mundur të gjejnë gjurmë druri të djegur. Studimet tregojnë se bëhet fjalë për drunj të djegur në vendin ku edhe u gjetën mbetjet mikroskopike të tyre, pasi pavarësisht evolucionit dhe ndryshimeve të terrenit, erërat dhe stuhitë nuk mund t’i kenë transportuar nga tjetërkund për në shpellën e Wonderwerk-ut për shkak të pozicionit dhe shtrirjes së saj.

Zjarri është ndezur me bar të thatë, shkarpa dhe gjethe peme, mund të jetë përdorur për të gatuar ushqimin, me shumë gjasa mish, sic sugjerojnë mbetjet e fosile të kockave, edhe këto në gjurmë mikroskopike.

Grupi i shkencëtarëve, përbërë nga arkeologë, biologë, antropologë etj, thanë se këto janë prova të pakundërshtueshme që njeriu ka ndezur zjarrin 1 milion vjet më parë, më saktë paraardhësit e Homo Sapiens, ose njohur ndryshe Homo Erectus, para njeriut të neandertalit. “Ky është një zbulim historik i antropologjisë sepse provohet që edhe Homo Erectus, ndryshe nga sa mendohet deri më tani, ka konsumuar ushqime të skuqura apo të zjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA