Tuneli i Ujit të Ftohtë, gati më 1 qershor

03/04/2012 00:00

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi  ka inspektuar punimet që po kryhen në tunelin e Ujit të Ftohtë.

Ministri Olldashi premtoi se ky tunel do të jetë në gjendje pune për të gjithë turistët dhe qytetarët në datën 1 qershor.

By-pass-i që do të lidhë Radhimën me Vlorën është një projekt i rëndësishëm për qytetin dhe ministri Olldashi premtoi se ky projekt do të marrë jetë shumë shpejt.

Një tjetër projekt i cili do të marrë zgjidhje shumë shpejt, sipas Olldashit është edhe ndërtimi i nyjes që lidh autostradën Levan –Vlorë me rrugën Transballkanike gjë e cila do të ndikojë pozitivisht në qarkullimin e automjeteve dhe lirimin e trafikut.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta