Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Hetuesit rusë kanë përjashtuar një defekt në motorë si shkak të aksidentit që rrëzoi një avion të hënën, duke i marrë jetën 31 personave.
Sipas hetimeve paraprake, ka më shumë gjasa që rrëzimi të jetë shkaktuar nga akulli në krahët e avionit. 12 të mbijetuar janë duke u kuruar në një spital në qytetin e Tiumenit, në Siberinë Perëndimore, pasi avioni me të cilin do të udhëtonin u përplas vetëm 40 sekonda pas nisjes.
Mediat ruse informuan se është vërtetuar se motorët e avionit ATR 72-200, ndërtuar nga një kompani franko-italiane 21 vjet më parë, ishin duke punuar deri në momentin e përplasjes.
Presidenti i kompanisë që operonte avionin, “UTair”, Andrei Martirosov, informoi se flota e avionëve të të njëjtit lloj që zotëron kompania nuk do të përdoret deri në pëfundimin e hetimeve. Ai citoi “arsye psikologjike” për marrjen e këtij vendimi.
Pas ngritjes nga toka, avioni arriti të ngjitej deri në lartësinë e 210 metrave, përpara se të anohej 35 gradë nga e djathta e të kthehej në mënyrë brutale në 50 gradë nga e majta, veprim që solli edhe përplasjen me terrenin.
E përditshmja “Kommersant” spekuloi se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga vendimi apo harresa e kapitenit për të kërkuar spërkatjen e avionit me lëngun anti-akull, përpara nisjes së tij në një destinacion tjetër në Siberinë Lindore.
Gjithashtu, është spekuluar se përgjegjësia mund të jetë e dy pilotëve të rinj, 27 dhe 23 vjeç, por sipas Martirosov, ata kishin mbi 2 500 orë në drejtimin e avionëve “ATR 72-200” dhe ishin tërësisht të kualikuar për kryerjen e detyrës që i kërkohej.
Rusi, 32 viktima nga rrëzimi i aeroplanit
Një aeroplan rus pasagjerësh me 43 persona në bord është rrëzuar në Siberi pak pas ngritjes në fluturim duke shkaktuar 32 viktima dhe 11 të plagosur.
Aeroplani ATR-72 ishte nisur nga Tyumen dhe kishte destinacion qytetin Surgut. Sipas BBC, në bord gjendeshin 39 pasagjerë dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.
Pesë nga të mbijetuarit janë në gjendje kritike për jetën, sipas agjensisë ruse të lajmeve RIA.
Ministria e Transportit ka nisur një hetim për incidentin dhe ministri ndodhet në vendngjarje. Kutia e zezë është gjetur dhe pritet që të zbardhet shkaku i aksidentit.
Top Channel