Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Personi që qëlloi dhe vrau shtatë persona në një Universitet të Okland, kishte në shenjestër një prej drejtuesve të shkollës. 43-vjecari One L. Goh nisi të qëllojë pa asnjë dallim kur zbuloi se administratorja nuk ndodhej aty. Ai kishte disa javë që po përgatiste sulmin.
Autori, i arrestuar pak orë pas sulmit në një supermarket në një qytet fqinj të Auklandit, ku ndodhi masakra, u identifikua më pas si L. Goh me origjinë koreano-jugore.
Të shtënat nisën ditën e hënë, kur 43-vjeçari, ish-student në këtë universitet, krejt papritur ka nisur të hapë zjarr në ambjentet shkollore.
Hetuesit amerikanë mundën të zbulojnë se shkak i sulmit ishte “keqtrajtimi” ndaj autorit në kohën kur ai ishte student në këtë universitet, i njohur si universitet koreano-jugor.
“Zbuluam se i dyshuari ishte i nxehur me administratën e shkollës dhe me studentët në kohën kur ndiqte studimet për shkak të keqtrajtimit dhe mungesës së respektit që ai pretendonte ndaj tij”, thuhet në deklaratën e hetuesve amerikanë.
Gazeta “San Francisco Cronicle” raporton se 43-vjecari ishte dëbuar muaj më parë nga Universiteti Oikos për probleme me sjellen. Shumë studentë e kishin vënë në lojë për fjalorin e cunguar në anglisht.
Universiteti i Oikos është një institucion privat fetar që ofron kurse në teologji, muzikë dhe infermieri. Pamjet televizive pas sulmit treguan njerëz të plagosur duke dalë nga ndërtesat. Departamenti i Zjarrit të Aukland tha se njoftimi i parë për të shtënat mbërriti në 10:50 me orën lokale.
Goh akuzohet për vrasje, tentativë vrasje, pengmarrje dhe vjedhje makinash. Të mërkurën, akuzat do të shpallen zyrtarisht.
Top Channel