Shuhet anëtarja e fundit e otomanëve

03/04/2012 00:00

Anëtarja e fundit e dinastisë otomane, mbesa e sulltanit të fundit të
Portës së Lartë, ka ndërruar jetë të hënën në Stamboll, në moshën
91-vjeçare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke. Fatma Neslisah Osmanoglu ishte anëtarja e fundit e familjes perandorake, e lindur kur perandoria ishte ende në fuqi, që kishte mbetur gjallë.

Ajo ishte mbesa, nga ana e së ëmës, e sulltanit të fundit Mehmet VI Vahdettin, me të cilin ndau ekzilin që kur ishte 3-vjeçe, në vitin 1924, pas shpërbërjes së perandorisë dhe ngritjes së republikës turke në vitet 1922-23.

Në vitin 1940 ajo u martua me princin Muhammad Abdel Moneim, duke u bërë priceshë egjiptiane. Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul ka dërguar një mesazh ngushëllimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta