Meta në Elbasan, inkurajon të rinjtë
03/04/2012 18:25
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka marrë pjesë në Konferencën Zgjedhorë të Lëvizjes Rinore për Integrim në Elbasan, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm të jetës politike në vend.
Meta ka premtuar se lëvijza politike që ai drejton do të përpilojë shumë shpejt një konventë rinore duke shtuar se të rinjtë kanë gjetur vetveten tek LSI-ja dhe se këtu ka shumë hapësira për ata.
Sipas tij e ardhmja e vendit është në mënyrë të pazgjidhshme e lidhur me procesin e integrimit dhe se LSI do të luajë rol kryesor në këtë drejtim.
Meta tha se prioritetet e LSI-së për rininë janë arsimi, profesionalizmi e punësimi.
Top Channel