Kolumbi, rebelët lirojnë 10 pengje

03/04/2012 03:30

Rebelët e majtë kolumbianë të FARC kanë liruar 10 pengjet e fundit, që ishin disa policë dhe ushtarë, që mbaheshin të rrëmbyer për më shumë se një dekadë.

Të rrëmbyerit janë rikuperuar nga xhungla me një helikopter ushtarak brazilian.

Ata u dërguan në qytetin e Villavicencio, ku u pritën nga të afërmit e tyre, ndërsa u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Gjithcka filloi më shumë se një dekadë më parë, pasi ata u kapën rob gjatë luftimeve me grupin kryengritës.

FARC kishte premtuar në fillim të këtij viti për lirimin e gjashtë policëve dhe katër ushtarëve, në atë që ndërmjetësit e quajtën një “gjest paqeje”.

Mendohet se rebelët ende mbajnë qindra civilë, edhe pse ata kanë premtuar se do të ndalojnë rrëmbimet për përfitime monetare.

Lirimi i pengjeve ishte koordinuar nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe një grup i ndërmjetësuesve kolumbianë të udhëhequr nga ish-senatori, Piedad Cordoba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA