Shuhet Kinalja, ish-legjenda e Lacios

02/04/2012 18:30

Futbolli italian ka hyrë në zi pas vdekjes në moshën 65-vjeçare të ish-sulmuesit të Lacios, Xhorxhio Kinalja, një personazh mjaft i njohur edhe pasi la futbollin e luajtur.

Ish-lojtari i njohur i bardhekaltërve ndërroi jetë në Florida pas një infarkti. Ai nisi të luajë futboll fillimisht në kampionatin uellsian me Suanse dhe Kardif ku kishte emigruar familja e tij. U rikthye në Itali në vitin 1966 dhe kulmin e arriti me Lacion duke u kthyer në idhullin e tifozëve me golat e tij të shumtë.

Karriera e Kinales pas lënies së futbollit do të njollosej me hetimet e shumta për përfshirjen e tij në aktivitete kriminale. Hetimet e fundit kundër tij kishin të bënin me përfshirjen e tij në pastrimin e parave, kur u përpoq të blinte Lacion me paratë e organizatës kriminale napolitane, Kamorra.

Top Channel