Rusi, Stalini në fletoret shkollore

02/04/2012 17:10

Një sërë polemikash kanë shpërthyer në Moskë për vendosjen e portretit të Stalinit në kopertinat e fletoreve shkollore, të cilat kanë dalë për shitje në treg.

Shumë vetë kanë protestuar me argumentin se po rrezikohet kthimi në mit i figurës së diktatorit mes brezave të rinj post-sovietikë.

Iniciativa, sipas shtypit rus, ka qenë e shtëpisë botuese ukrainase “Alt”, që ka futur figurën e liderit komunist në një zinxhir kushtuar emrave të mëdhenj të Rusisë, përkrah perandores Katerian e Madhe, gjeneralit Kutuzov, kompozitorit Rakhmaninov dhe kozmonautit Koroliov.

“Babai i të gjithë popujve” është portretizuar me uniformë, me medialje dhe dekorime. Në faqen e fundit të fletores nuk harrohet të kujtohet, ndonëse me shifra të reduktuara, se gjatë epokës staliniane u pushkatuan 640 mijë persona, ndërsa 2.5 milionë të tjerë u mbyllën në burgjet famëkeqe, të njohur ndryshe si gulag.

Por në të njëjtën kohë nënvizohet se me Stalinin lindi industria e fuqishme sovietike dhe ushtria e vendit u bë një ndër më të fortat në të gjithë botën.

Ideja e shtëpisë botuese u ka pëlqyer vetëm komunistëve, ndërsa në përgjithësi ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime negative në radhët e popullsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA