Bizneset eksportuese, Rama: Mbështesim prodhimin ‘Made in Albania’, markë cilësie dhe pasaportë për BE Kreu opozitës Edi Rama ka mbledhur Këshillin Politik të Partisë Socialiste, që njihet
edhe si Këshilli të Urtëve ku merrnin pjesë Arta Dade, Servet Pëllumbi,
ish-presidenti socialist Rexhep Meidani, ish-kryeministri Ylli Bufi,
Luan Hajdaraga dhe Bashkim Zeneli.
Ky takim ka zgjatur për më shumë se 1 orë e 30 minuta.Partia Socialiste, përfshi pjesmarrësit në takim në përfundim të tij nuk kanë pranuar të pronononcohen për gazetarët rreth asaj cfarë u bisedua.
Por burime konfidenciale nga brenda mbledhjes pohuan për Top Channel, se ne kete takim te keshillit politik te PS eshte diskutuar per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, si dhe strategjia e opozites dhe opsionet e saj.
Burimet nuk japin hollësi për propozimet konktete të diskutuara sot e në veçanti për emrin e një kandidature të mundshme, e cila do të vijë nga opozita.
Gjithashtu mësohet se po ne qender te mbledhjes se Keshillit Politik te PS-se ka qene dhe Reforma Zgjedhore.
Kreu opozitës Rama ka kërkuar mendimet e të Urtëve për çështje që i përkasin KQZ-së e në veçanti për procesin e ankimimit.
Këshilli i të Urtëve është një organizëm këshillimor brenda PS krijuar me propozimin e kryetarit të PS-se në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare.
Top Channel