Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Studime të vazhdueshme kanë treguar se njerëzit mbipeshë kanë një rrezik të shtuar për t’u prekur nga diabeti, por është pikërisht një gjen që ndodhet tek qelizat e dhjamit, ai që mund të shmangë prekjen nga kjo sëmundje.
Një studim i realizuar nga disa kërkues amerikanë tregoi se përbërës të dhjamit janë në gjendje që të rrisin imunitetin kundër diabetit.
Ulf Smith, president i Shoqatës Europiane të Luftës kundër Diabetit e konsideroi zbulimin si “të pabesueshëm dhe thelbësor”.
Studimet gjenetike treguan se gjeni është në gjendje që të shndërrojë sheqerin glukotik në yndyrrë acide, duke rritur kështu veprimin e insulinës në trup.
Në shumicën e njerëzve obezë, niveli i sheqerit në gjak është i lartë pasi ai depozitohet në gjendjen glukotike. Megjithatë, testimet në kavie treguan se prezenca më e madhe e gjenit në gjak shkakton depërtimin e sheqerit në qelizat dhjamore, duke rritur kështu efektin e insulinës dhe rënien e nivelit të sheqerit në gjak.
Top Channel