Komisioni i Ligjeve ka zgjidhur disa nga mosmarrëveshjet mes mazhorancës
dhe opozitës gjatë shqyrtimit të projektligjit për Gjykatën
Administrative.
Se pari, ata rane dakord qe kontratat administrative te jene objekt shqyrtimi i Gjykates Administrative. Kjo do te thote se do te jete ky organ qe do te gjykoje mbi mosmarrëveshjet per kontratat e administrates me biznesin, kur behet fjale pershembull, per kontrata koncensionare, per prokurime publike apo blerje dhe shpenzime te tjera.
Dispozita tjeter, per te cilen u arrit konsensus ka te beje me numrin e gjyqtareve, qe do te gjykojne nje çeshtje. Demokratet dhe socialistët rane dakord qe çeshtjet administrative rutine, p.sh, qe nga ankimimi i nje qytetari per nje gjobe te Policise Rrugore apo ankimimi i nje nepunesi per nje mase administrative te marre ndaj tij, do te gjykohet me nje gjyqtar. Ndersa çeshtjet e tjera qe konsiderohen te rendesishme, p.sh kontratat koncensionare apo prokurorimet do te gjykohen me 3 gjyqtare.
Se treti, demokratet dhe socialistet kane rene dakord te perfshijne Gjykaten e Larte, ne gjykimin e çeshtjeve administrative me ngritjen e nje Kolegji Administrativ. Me vone do te vendoset edhe çfare çeshtjesh mund te ankimohen ne kete Kolegj Administrativ te Gjykatës së Lartë, ndersa struktura dhe organizimi i tij, duke qene pjese e ligjit per Gjykaten e Larte, nuk do te jete objekt i diskutimit ne Komisionin e Ligjeve.
Se katerti, mazhoranca dhe opozita rane dakord te mos perfshijne Avokatin e Popullit si nje nga subjektet qe mund te vere ne levizje Gjykaten Administrative. Deputetet e te dyja paleve pranuan argumentin e kryetarit te Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali, se duke i dhene kete kompetence Avokati i Popullit nuk do te ishte me Avokati i Popullit, por mund te shnderohej ne ‘Avokatin e Biznesit’. Pas gjetjes se konsensusit per keto 4 pika delikate, komisioni ka vendosur te diskutoje ne fund edhe piken e mbetur te diskutueshme, strukturen dhe organizimin e Gjykates Administrative, qe do te percaktoje sa gjykata te tilla do te kete ne te gjithe vendin dhe ne cilat qytete do te vendosen ato.
Top Channel