Gjuhët e huaja largojnë rrezikun e sklerozës

02/04/2012 10:50

Nëse dini të flisni rrjedhshëm të paktën një gjuhë të huaj atëherë kjo gjë largon rrezikun e sklerozës, sipas një studimi të fundit.

Shkencëtarët e Universitetit të York (Angli) kanë dalë në përfundimin se zotërimi i një gjuhe të dytë është mirë për shëndetin mendor sepse rritet “fleksibiliteti mendor”.

Udhëheqësi i studimit, Dr. Ellen Bialystok theksoi: “Studime të mëparshme kanë dalë në përfundim se mësimi i një gjuhe të huaj në moshë të vogël i ndihmon fëmijët në aftësinë e tyre komunikuese, ndërsa studimi ynë tregon se gjuha e huaj ndihmon edhe në shëndetin mendor në të ardhmen afatgjatë.”

“Kërkimi tregon se “manovrimi” në një apo më shumë gjuhë të huaja aktivizon zona të caktuara të trurit dhe “stërvitja” e tyre është me leverdi për të ardhmen”, shtoi Dr. Bialystok.

Studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Trends in Cognitive Sciences’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA