Franca dëbon imamët ekstremistë

02/04/2012 21:10

Qeveria franceze vuri në jetë zotimin për luftë të ashpër ndaj ekstremizmit dhe integralizmit fetar, zotim të bërë vetëm një ditë pas masakrës së Tuluzës, kur ekstremisti Mohamed Merah vrau 3 fëmijë hebrenj dhe mësuesin e tyre.

Qeveria paralajmëroi se të gjithë imamët dhe besimtarët që predikojnë ekstremizmin dhe urrejtjen do të dëbohen dhe do të shpallen persona të padëshiruar nga Franca.

Ky vendim ka nxjerrë jashtë kufijve franceze një grup imamësh dhe militantësh të njohur për predikimet e tyre ekstremiste.

Të dielën, mijëra besimtarë muslimanë, pjesë e islamit të moderuar, do të dalin në rrugët e Francës për të dënuar dhe protestuar kundër ekstremizmit. Ndërkohë, në Algjeri babai i vrasësit gjakftohtë, Merah, vazhdon betejën kundër shtetit francez, që sipas tij i vrau djalin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA