Këshilli i Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur për të verifikuar mandatin e socialistit Gjon Bardhi pas lënies së tij disa muaj më parë nga Rudina Seseri.
Por ngërci qëndron pikërisht tek fakti se zoti Bardhi është edhe kryetar bashkie i Fushë Krujës, teksa KQZ, ia ka kaluar atij automatikisht mandatin edhe pse ai e kishte refuzuar ndërsa edhe socialistët patën kërkuar kalimin tek emri pasardhës i listës së kandidatëve për deputet.
Gjithsesi këshilli i rregullores u shpreh për dërgimin në seancë plenare të raportit me qëndrimet e të dyja palëve.
Nga demokratët u hodh edhe opsioni i një interpretimi nga Gjykata Kushtetuese por socialistët nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.
Kur cështja të shkojë në parlament për t’u diskutuar debtatet priten të jenë shumë më të forta se në Këshillin e Rregullores, ndoshta duke rrezikuar edhe klimën e pozitive aktuale.
Top Channel