Dinamo në luftë për mbijetesë

02/04/2012 00:00

Goli i Markut në minutat shtesë i dha barazimin 2-2 Dinamos përballë Laçit, rezultat ky që mban kryeqytetasit matematikisht ende në lojë për mbijetesë.

Kuli kishte rastin më të mirë për të zhbllokuar rezultatin në fillimin e të dytës, por kapiteni dinamovit nuk shënoi nga pika e 11-metërshit. Goli i Djarmatit në minutën e 54 dha idenë se Dinamo do të shkonte e qetë drejt fitores, por reagimi i laçjanëve ishte i shpejtë.

Doku barazoi në minutën e 70-të, ndërsa Shazivari në 83 kaloi miqtë në avantazh. Ndeshja u përmbys dhe atëherë kur të gjithë menduan se Laçi mori 3 pikë në Qemal Stafa, Marku shënoi golin e dytë dhe vulosi barazimin mes këtyre dy skuadrave.

Tomori shkatërron 4-1 Kamzën, ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 10 duke zbritur një vend më poshtë kamzalinjtë. Fitorja e parë e Gjokës si trajner i beratasve vjen pikërisht ndaj ish-skuadrës që ai e drejtoi në fazën e parë.

Golat për skuadrën e Tomorit i shënoi Klodian Arbëri, Çaushaj dhe Bakiu ndërsa për Kamzën golin e vetëm e shënoi Arbër Capa.

Top Channel