Titanku “ankorohet” në Belfast

01/04/2012 13:45

Kantieri detar në të cilin u ndërtua Titaniku në Irlandën e Veriut është shndërruar në një muze të veçantë, që risjell në mendjen anijen më të famshme të historisë, në 100-vjetorin e mbytjes së saj tragjike në ujrat e Oqeanit Atlanik.

Për të përuruar muzeun, i cili u konsiderua nga kryebashkiaku si një krenari për qytetin e Belfastit, u organizua një mbrëmje mondane, në të cilën personazhet e pranishëm ishin të veshur me stilin e fillimshekullit të kaluar, si klasa e lartë e shoqërisë së pranishme në atë udhëtim famëkeq.

Midis tërheqjeve kryesore që do të ofrojë muzeu, i cili pritet të tërheqë me dhjetëra mijëra vizitorë çdo vit, janë shkallët e famshme luksoze të përjetësuara edhe nga filmi i Leonardo di Caprio dhe Kate Ëinslet.

Të rindërtuara në mënyrë identike, ato janë vendosur në pjesën kryesore të muzeut dhe kushdo do të ketë mundësinë të zbresë dhe të ngjisë nëpër katet e “Titanikut”.

Salla e ngrënies, me pjatat prej porcelani me simbolin e anijes apo lugët e florinjta do të jetë një tjetër tërheqje që do t’u ofrohet turistëve.

Gjithashtu, anija është e pajisur me pjesë të tjera të famshme të Titanikut të ndërtuar në mënyrë identike, modele dhe skica të ndërtimit të saj në minituarë si dhe shpjegime të detajuara historike, së bashku me fotografi, nga anija e dikurshme dhe ngarja tragjike e 15 prillit 1912.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA