Spahiu: Është koha për ndëshkim

01/04/2012 00:00

Në përvjetorin e Dëshmorit të Kombit Indrit Cara, Aleanca Kuq e Zi ka organizuar një manifestim përkujtimor në qytetin e Kavajës nga ku kreu i saj ka etiketuar si tradhtarë të interesave të vendit klasën sunduese aktuale të grumbulluar rreth kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, pa guxuar të përballen me Kavajën.

“Ata në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar dhe në mbrëmje gjunjëzohen përpara flamurit grek. Turp për ata që mashtruan për 22 vjet qytetarët e Kavajës”, theksoi Spahiu.

Spahiu ka deklaruar se Aleanca Kuq e Zi është e vetmja alternativë për kombin dhe epoka e re e ndryshimit, sipas tij, do të nisë nga Kavaja, qyteti i lënë në harresë, pa investime dhe zhvillim.

“Është koha për ndëshkim!”, bëri thirrje Spahiu gjatë manifestimit: “Askush nuk ka investuar në këtë qytet. Është momenti që Kavaja të ribëjë historinë e demokracisë shqiptare. Në këtë qytet ku u premtua “Koha për ndryshim” është momenti që të premtojmë “Kohën për ndëshkim!”

Në këtë aktivitet politiko-social kanë marrë pjesë jo vetëm qytetarë kavajas, por edhe përfaqësues të Frontit për Bashkim Kombëtar nga Kosova dhe bashkëluftëtarë të Indrit Carës, ushtari kavajas që ishte pjesë e brigadës 128 të UCK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA