Ura e famshme, “Harbour Bridge”, simbol i Sidneit dhe Opera House humbën në errësirë në 20:30 me orën lokale, pas fikjes së dritave, duke shënuar kësisoj “Orën e Tokës”. Evenimenti u cilësua si veprimi më i madh vullnetar për mjedisin dhe është përhapur në 150 shtete.
Idea për të respektuar planetin nisi në vitin 2007 nga World Wilde Life Fund.
Ndërtesat më të mëdha dhe urat në Korenë e Jugut qendruan një orë të pa ndriçuara. Shumë prej banorëve të Seulit mirëpritën evenimentin, madje kishte nga ata që e quajtën të pamjaftueshme një orë dedikuar Tokës.
Qindra monumente simbolike në të gjithë botën, përfshirë Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, Murin e Madh të Kinës dhe Kullën e Tokios u fshehën në errësirë në orën 20:30 minuta me orën lokale. Po kështu, Kulla Eifel në Paris, Brandenburg Gate në Berlin, Big Ben në Londër etj.
Kësaj here mes vendeve pjesëmarrëse për herë të parë janë Libia dhe Algjeria,
Ora e Tokës nisi si nismë në vitin 2007 duke u shndërruar me 31 Mars të 2012 në një lëvizje botërore, me 1.8 miliardë njerëz në 6494 qytete në të shtatë kontinentet.
Top Channel