
" /> ">
Këshilli Bashkiak i Korçës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi i
Korçës” një qytetar anglez i njohur për ndihmesën dhe mbështetjen e
dhënë prej tij ndaj shtresave ne nevoje.
Jan Loring pas nje pune dhe veprimtarie disavjeçare ne qytetin e Korces ka marre titullin e akorduar me motivacionin “kontribut humanitar per shtresat ne nevoje ne qytetin e Korces”. Titulli i eshte dhene nga kreu i bashkise Niko Peleshi, i cili e ka vleresuar per ndihmesen edhene prej tij.
Ne ceremonine per dhenien e çmimit kane marre pjese jo vetem miq dhe te njohur te presidentit te nje prej fondacioneve me te njohura te qytetit por edhe qytetare dashamires te cilet jane mirenjohes per ndihmen qe Loring ka dhene ne Korce. Jan Loring eshte nje qytetar anglez i cili prej vitit 1991 eshte vendosur ne Korçe, ku ka dhene kontributin e tij te vecante ne ngritjen e nje qendre sociale per strehimin dhe kurimin e vajzave te trafikuara, te dhunuara, por ne veçanti nje kujdes te vecante i ka kushtuar edhe moshes se trete.
Top Channel