Presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez iu rezervua vendosja e gurit të parë të themelit, që simbolizoi nisjen e punimeve për ndërtimin e “Real Madrid Resort Island”, kompleksit sportiv ultra-modern në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Siç njofton e përditëshmja spanjolle, “Marca” bëhet fjalë për një projekt të llojit të veçantë në fushën e futbollit, një “pallat ëndrrash” me anë të të cilit madrilenët synojnë t’u afrohen rreth 150 milion fansave në kontinentin aziatik.
Por për ndërtimin e kompleksit, Real Madrid u detyrua të heqë dorë nga kryqi në stemën e tij për të shmangur pakënaqësitë apo keqkuptimet në një vend islamik siç është Rais Al Khaimah, njëri nga shtatë shtetet që përbajnë Emiratet e Bashkuara Arabe…tek e fundit biznesi është biznes.
Projekti madrilen pritet të përurohet në janar të vitit 2015.
Top Channel