Superliga, Teuta mund Skënderbeun në Korçë

30/03/2012 00:00

Teuta ka mundur 1-0 Skënderbeun dhe rikthet në luftë për titullin kampion.

Korçarët të cilët rikthehen të luajnë pas 3 muajsh në fushën e tyre kanë pësuar humbjen e parë pas 11 fitoreve radhazi. Skënderbeu ka qenë më kërkues, por rastet e krijuara nuk u finalizuan me gol.

Durrsakët me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 74 arritën të kalonin në avantazh me anë të Cotës. Pas golit korçarët e rritën presionin në portën kundërshtare, por përpjekjet e tyre nuk dhanë asnjë rezultat.

Me këtë fitore Teuta është barazuar me Tiranën dhe është 1 pikë pas Skënderbeut. Bardheblutë kanë shansin më të mirë për të rimarrë kreun. Të shtunën kryeqytetasit do të luajnë në Ballsh me Bylisin.

Ndërkohë Apolonia mundi 1-0 Kastriotin dhe shton shpresat për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Top Channel