Protesta origjinale e tifozëve të Bilbaos

30/03/2012 10:20

Tifozët e Athletic Bilboas ndërmorrën një protestë shumë origjinale në ndeshjen e Europa League.

Ekipi spanjoll fitoi në stadiumin “Gelserkirchten” me rezultatin 2-4, duke siguruar prakitikisht kualifikimin për në gjysmëfinale, por tifozëve udhëtues iu desh të paguanin 90 euro për të qenë të pranishëm në një pjesë anësore të stadiumit.

Për të protestuar kundër këtij çmimi të paarsyeshëm, tifozët shpalosën një pankartë tepër origjinale, në të cilën lexohej: ”90 euro janë baraz me një euro në minutë. Futbolli nuk është seks telefonik”.

FOTO GALERI
1/1
Pankarta e tifozeve spanjolle: "90 euro janë baraz me një euro në minutë. Futbolli nuk është seks telefonik"

Top Channel