Maradona kundër tifozëve

30/03/2012 00:00

Diego Armando Maradona bëhet sërish protagonist i polemikave në Dubai. Këtë herë trajneri i Al-Wasl është kapur me tifozët e skuadrës kundërshtare, Al-Shabab në ndeshjen e radhës në kampionat, pasi këta të fundit nuk reshtën së fyeri të fejuarat dhe bashkëshortet e futbollistëve të skuadrës së tij.

Reagimi i Maradonës ishte i ashpër dhe iu drejtua tifozëve të Al-Shabab me frazën të poshtër duke shkaktur fërshëllima dhe turbullira. Më pas argjentinasi dhe bashkëshortet e futbollistëve u shoqëruan jashtë stadiumit nga forcat e sigurisë.

Ndërkohë, sipas medias lokale, incidentet u evituan dhe nuk pati asnjë të plagosur.

Nuk është hera e parë që Maradona përfshihet në episode të tilla. El Pipe D’oro është përfshirë edhe herë tjera në zënka me kundërshtarët e tij, duke goditur më pas padashje një prej tifozëve, ndërsa portieri i tij u dënua me 17 ndeshje pezullim, pasi goditi me shuplakë trajnerin e skuadrës rivale.  

Top Channel