Në Kaliforni u testua me sukses “makina që ecën vetë”, e pagëzuar me emrin “Google”, e cila ecën pa vënë në përdorim as duart dhe as këmbët.

Testimet e para për makinën Google u kryen disa muaj më parë, por jo në rrugë pasi risia teknologjike nuk ishte ende gati. Por tashmë cdo detaj i makinës është menduar mirë dhe ajo mund të qarkullojë në rrugë.

Krijesa e re e financuar nga “Google” me bashkëpunimin e kompanisë japoneze të prodhimit të automjeteve, “Toyota”, është e pajisur me sensorë dhe radarë të fuqishëm që ndjekin rrugën e shenjuar më parë në navigator dhe ndalesat e mundshme.

Prototipi cilësohet një revolucion në fushën e prodhimit të automjeteve që mund të përdoret më së shumti nga personat e verbër dhe shikim të kufizuar, por edhe nga ata që nuk kanë patentën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA