Lunaçek: Të papranueshme zgjedhjet serbe ne Kosovë

30/03/2012 00:00

Një ditë pas miratimit të rezolutës për Kosovën në Parlamentin Europian,
raportuesja e këtij institucioni Ulrike Lunacek  mberriti në Prishtinë.

Në një ditë me shi, fjalet e para ne konferencen e saj per shtyp ishin: “Dielli nuk po ngroh, por kam sjellë disa  rreze dielli”, duke iu referuar  rezolutës së PE-së, që  siç e ka vlerësuar ajo  e sjell Kosovën më afër BE-së. Raportuesja Lunacek ka shprehur kundërshtinë e saj që Serbia të mbajë zgjedhje lokale në territorin e Kosovë, duke e thënë se kjo është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, dhe rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, por është shprehur e bindur se ato nuk do të mbahen.

“Që të dy, raporti i Jelko Kacin për Serbinë dhe i imi për Kosovën, e bëjnë të qartë se mbajtja e zgjedhjeve lokale nga Serbia në Kosovë është e papranueshme dhe është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe madje shkel edhe Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit… Nëse ata duan që t’i përmbahen 12 44 atëherë ata nuk lejohen që të mbajnë zgjedhje lokale”, tha Lunacek.

Ndërsa, për zgjedhjet parlamentare apo presidenciale të Serbisë në Kosovë, Lunacek ka thënë se ato duhet të mbahen në bashkëpunim me OSBE-në ose autoritetet e Kosovës.Rezoluta e miratuar në Parlamentin Europian i bënë thirrje 5 shteteve të BE-së që ta njohin Kosovën, dhe Lunacek ka arsyetuar përse duhet të bëhet kjo: “Sërish kemi bërë kërkesën për 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë, sepse mosnjohja e bënë pozicionin e BE-së më të dobët se sa që duhet të jetë… E kemi bërë shumë të qartë se nuk ka mundësi që BE-ja të lejoje ndarjen e Kosovës”.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Lunacek ka thënë se duhet të ketë dialog nga Qeveria e Kosovës me serbët e asaj pjese, ne baze te planit ahtisari dhe kushttutes se kosoves. por nëse duhet të përfshihet edhe Beogradi zyrtar. ndërsa  Serbisë i ka kërkuar të ndalojë përkrahjen e strukturave paralele në atë pjesë.Arrestimet e fundit të dy qytetarëve të Kosovës të bëra nga Serbia, raportuesja e Parlamentit Europian ka thënë se përbëjnë thyerje serioze të marrëveshjeve të arritura me Serbinë, dhe ka kërkuar lirimin e të arrestuarve.Lunacek ka bërë kritika edhe për zgjedhjet e fundit në Kosovë, që sipas saj nuk janë gjykuar siç duhet manipuluesit e atyre zgjedhjeve, ndërsa i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që të procedojë më shpejt për reformën kushtetuese dhe zgjedhore.

Lunacek ka ripërseritur qëndrimin e saj të shprehur më parë për rastin e deputetit, Azem Syla, se duhet të investigohen në mënyrë të duhur, për të cilin mediat kanë shkruar se ka keqpërdorur ndihmat sociale, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga vetë Syla, ndërsa për Lunacek kishte thënë se nuk është e informuar mirë.
 
 

Top Channel