Liga e Europës, Bilbao pranë kualifikimit

30/03/2012 01:12

Atletik Bilbao e ka siguruar që në ndeshjen e parë kualifikimin për në gjysmëfinalet e Europa League, ndërkohë që për dy skuadrat e tjera spanjolle Atletiko Madrid dhe Valencia dhe Sportingun e Lisbonës sfidat e kthimit do të jenë vendimtare për të ardhmen e tyre në këtë kompeticion.

Bilbao përmbysi rezultatin dhe shkatërroi 4-2 Shalke duke bërë që ndeshja e kthimit për gjermanët të jetë një mision i pamundur. Dy golave të Raul, ekipi spanjoll iu kundërpërgj me dopietën e Lorentes, golin e De Marcos dhe atë të Maniain.

Valencia është mundur 2-1 në ndeshjen e parë nga AZ Alkmar. Për vendasit shënoi Holman e Martens, ndërkohë që goli i spanjollëve i shënuar nga Topal do të ketë rëndësi për ndeshjen e kthimit.
 
Goli i Salvios në minutat e fundit i dha fitoren 2-1 Atletico Madrid përballë Hanoverit. Më parë kishte shënuar Falcao për Atletikon ndërsa për gjermanët shënoi Diouf.

Top Channel