Berlusconi, zyrtarisht president i Milanit

30/03/2012 00:00

Silvio Berlusconi ka rimarrë zyrtarisht postin e presidentit të Milanit dhe duket se ka nisur menjëherë punën.

Ish-kryeministri italian po mendon të bëjë një rinovim total të skuadrës duke larguar disa prej futbollistëve “veteran” në skuadër për të ofruar disa të tjerë. Reparti që ka më shumë nevojë për përforcime është ai i mbrojtjes.

Tiago Silvës i duhen lojtarë të tjerë më të fuqishëm për të qenë më efektivë në këtë aspekt. Zambrota ka dhënë gjithcka dhe tashmë shihet larg Milanit, po kështu edhe Jepes që është pranë largimit nga skuadra kuqezi.

Për të zëvendësuar këta emra, Milani po mendon për futbollistin e Palermos Silvestre dhe dy të Udinezes, Benati dhe Danillo. Por në vëmendje është edhe Ali Sisoko, ndërkohë që dhe Xhordi Alba ka ngjallur jo pak interes, por për këtë të fundit duhet mposhtur konkurenca e skuadrës së Barcelonës.

Berlusconi për të festuar rikthimin e tij në krye të Milanit duket se po mendon për një dhuratë të bukur për tifozët. Bëhet fjalë për Rikardo Kaka. Ish-kryeministri nuk e ka pranuar asnjëherë largimin e detyruar të brazilianit drejt Madridit dhe zërat thonë se është gati të bëjë gjithcka për ta rikthyer atë në “Milanello”.

Top Channel