Vajza në moshë shumë të re kanë “pushtuar” faqet e internetit me ngjashmërinë që kanë me kukullat Barbie. Dakota Rose është një prej tyre, e cila ka tërhequr vëmendjen me videot e saj në Youtube.
E njohur nga fansat me ermin Kota Koti, vajza ka publikuar shumë video ku tregon modën që ajo ndjek. Në shumicën e filmimeve ajo nuk flet fare dhe titrat shpjegojnë se si një vajzë duhet të bëjë tualetin për t’i ngjarë sa më shumë një kukulle Barbie.
Dakota është e famshme kryesisht në Azi sepse stili i saj i ngjan më shumë personazheve të animuara japoneze, ku sytë e mëdhenj dhe flokët e gjata janë mbizotëruese. Shumë pak dihet mbi adoleshenten, por mendohet se është 16-18 vjeç dhe me origjinë nga Amerika Latine.
Gazeta boliviane ‘Opinion’ paralajmëron për rrezikun që kjo vajzë mbart për shoqërinë: “Mijëra vajza në mbarë botën po tërhiqen nga Dakota dhe duan t’i ngjajnë asaj. Është një rrezik i madh që vajzat në moshë shumë të re të ndikohen në këtë mënyrë. Ky është një seksualizim i fëmijëve.”
Venus Palermo është një tjetër vajzë e cila ka shumë video në Youtube dhe rreth 13 mijë fansa në Facebook. Edhe kjo vajzë (vetëm 15 vjeç) është frymëzuar nga periudha që ka kaluar në Japoni dhe filmat vizatimorë.
Top Channel