Thoma Strakosha, te Lacio

29/03/2012 00:00

Klubi i Lacios arriti te marre portierin e ri shqiptar Thoma Strakosha,
i cili ishte i angazhuar me skuadren greke te Panionios.

Mendohet se ne sezonin e ardhshem ai do te jete portieri i skuadres se te rinjve te Lazios. Pas negociatash te gjate dhe shume te veshtira, klubi i i kryeqytetit arriti te siguroje 17-vjeçarin e talentuar te cilin me sa duket drejtuesi sportv, Igli Tare e donte me çdo kusht.

Thoma Strakosha eshte djali i portieri te njohur Foto Strakosha. Deri perpara pak kohesh mendohej se ai do te kalonte ne klubin e Romes, që po e ndiqte me interes te madh.

E tani tifozet e skuadres shohin me besim kete te ri qe brenda pak kohesh mund te behet portieri i skuadres kryesore. E nese edhe ne futboll vlen shprehja “beme baba te te ngjaj”, pa frike mund te thuhet se klubi i Lacios ka bere nje investim te sigurt.
 
 

Top Channel