Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka deklaruar se 80 përqind e nxënësve që mbarojnë shkollat profesionale kryesisht në degën ekonomike dhe turizëm, gjejnë lehtësisht një vend pune në treg.
Sipas ministrit, nga të dhënat e shkollave të mesme profesionale edhe nxënësit e viteve të katërta që studiojnë turizëm në shkollat e mesme profesionale në mbarë vendin janë të punësuar.
Ministri tha se në prioritetet e dikasterit të tij do të jetë përmirësimi i programeve dhe orientimi i tyre drejt tregut të punës.
Këto deklarata ministri Tafaj i bëri gjatë Panairit Ndërkombëtar të Firmave Ushtrimore të Shkollave Ekonomike zhvilluar në Tiranë.
Në këtë panair merrnin pjesë nxënës dhe mësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Herzegovina dhe Serbia.
Top Channel