Paqe në “San Siro”, Bajern drejt gjysmëfinales

29/03/2012 00:10

Përfundon 0-0 supersfida e parë Milan –Barca, rezultat që lë gjithcka të hapur për 90 minutat e kthimit në “Kamp Nou”.

Katalanasit e Guardiolës kanë dominuar pjesën më të madhe të lojës, duke kontrolluar topin në mesfushë, ndërkohë që në sulm ata kanë hasur në pengesën Nesta–Abbiati, ku falë komandave së veteranëve mbrojtja e Milanit ishte pothuajse e pakalueshme.

Milani kishte dy raste të pastra për shënim të dyja këto në pjesën e parë me Robinhon në fillim dhe më pas me Ibran. Braziliani bëri më të vështirën ku ballë për ballë me portierin pothuajse e dërgoi topin jashtë ndërkohë që suedezi shënjestroi portierin Valdes.

Me 3 prill në “Kamp Nou” pritet të jetë një tjetër ndeshje e madhe, pasi të dyja këto skuadra kanë shanse për t’u kualifikuar në turin tjetër të Champions.
 
Fitorja 0-2 e Bajernit në Marsejë duket se ka konfiguruar gjysëmfinalen e parë të Ligës së Kampioneve, Real –Bajern Munich një finale e parakohshme në këtë kompeticion.

Bavarezët kanë mposhtur skuadrën e Deshamps falë golave të Gomez dhe Robben.

Kjo humbje e 8 në 9 ndeshjet e fundit vendos në rrezik të ardhmen e Deshamps në krye të skuadrës franceze të Marsejës.

Top Channel