Dëshira për t’i treguar lexuesit një Shqipëri moniste të parë me sytë e Perëndimit, ka shtyrë gazetarin Armand Plaka të përmbledhe artikuj të ndryshëm të botuar në shtypin dhe median e huaj, të cilët më pas i ka përmbledhur në librin e tij, “Shqipëria ashtu sic e pamë, Shqipëria moniste në mediat perëndimore 1945-1990”.
Bazuar ne arkivin e tij të gjërë personal, i cili përmban një numër të madh gazetash dhe revistash nga e gjithë bota, dhe kryesisht nga Gjermania, Plaka është munduar të sjellë një mori materialesh me vlerë historike, politike dhe arkivore.
Përzgjedhja e artikujve është bërë në bazë të një kriteri kohor, i cili fillon me mbarimin e luftës së dytë botërore deri në vitin 90-të.
Fokusi është vendosur më tepër në disa periudha kulmore të historisë së komunizmit në Shqipëri sic ishin ndërprerjet e marrëdhënieve diplomatike me Ish Jugosllavinë, Ish Bashkimin Sovjetik apo Kinën.
Përvec artikujve të huaj që janë botuar edhe më parë në shtypin shqiptar, ka edhe të tjerë që lexuesi mund t’i gjejë për herë të parë në këtë libër.
Top Channel