Inter në ndjekje të Marcelo Bielsa

29/03/2012 15:40

Marcelo Bielsa është favorit për të drejtuar Interin në sezonin e ardhshëm. Kështu shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali, ‘La Gazzetta dello Sport’.

Sipas saj, tekniku argjentinas i Athletic Bilbao është një “fiksim” i presidentit Massimo Moratti dhe përveç kësaj edhe drejtuesit e tjerë zikaltër janë të bindur se Bielsa është zgjedhja e duhur.

Presidenti i Interit u shpreh ditën e martë, pas prezantimit të trajnerit të përkohshëm Stramaccioni, se Bielsa do ishte “ideal për skuadrën”.

“Bielsa është paksa i “çmendur” dhe pikërisht një trajner i tillë i duhet Interit. Ne nuk na pëlqejnë njerëzit e mërzitshëm”, theksoi Moratti, i cili gjatë këtij sezoni ka shkarkuar dy trajnerë: Giampiero Gasperinin dhe Claudio Ranierin.

Konrata e Marcelo Bielsa me Athletic Bilbao skadon në përfundim të këtij sezoni dhe vetëm atëherë do të vendoset e ardhmja e tij. Bielsa ishte shumë pranë nënshkrimit me Interin në verën e kaluar, por para se të vinte oferta zikaltër tekniku i kishte dhënë fjalën presindentit të Athletic Bilbao se do të merrte drejtimin e bardhekuqve spanjollë dhe nuk pranoi të transferohej në Itali.

Top Channel