Berlusconi, President Nderi i Milanit

29/03/2012 00:00

Silvio Berlusconi rikthehet si president i Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur AC Milan me anë të një komunikate në faqen zyrtare në internet.

“Berlusconi është kthyer në shoqërinë e tij. Këshilli administrativ e ka shpallur president nderi.”

Ish-kryeministri i Italisë mori drejtimin e klubit kuqezi më 20 shkurt 1986 dhe e mbajti postin e presidentit deri në 21 dhjeto 2004. U kthye sërish si president në periudhën qershor 2006-prill 2008. E la postin pas rizgjedhjes i kryeministër i Italisë.

Në drejtimin e tij Milani është shpallur tetë herë kampion i Italisë, 5 herë ka fituar Ligën e Kampioneve dhe 3 herë Kupën Interkontinentale. Gjithashtu ka fituar 6 Superkupa Italie, 5 Superkupa Europe dhe 1 Kupë Italie.

Berlusconi i pakënaqur nga Milani

Silvio Berlusconi është shumë i pakënaqur nga loja e Milanit pas barazimit 0-0 të kuqezinjve ndaj Barcelonës në San Siro.

“Jam pa fjalë!” Ky ka qenë komenti i presidentit të Milanit gjatë daljes nga stadiumi për mediat italiane. Ky koment ka pasuar një debat të nxehtë gjatë pjesës së parë që Berlusconi ka mbajtur në tribunë me administratorin e deleguar të Milanit Adriano Galliani, debat që ka pasur lidhje me pakënaqësinë e tij për lojën e ekipit.

“A më pëlqeu Milani? Kam disa gjëra për të thënë, por nuk do i them”, është shprehur Berlusconi pas përfundimit të ndeshjes.

Nga ana e tij Galliani sqaroi: “Presidenti donte më shumë presing dhe më shumë zotërim topi nga ana e Milanit. Është mësuar me dominimin e lojës që bënte Milani i Sacchi-t.”

Berlusconi ka përshëndetur teknikun e Barcelonës, Pep Guardiola, në dhomat e zhveshjes: “I thashë që e vlerësoj shumë lojën e tyre. Jemi krenarë që arritëm rezultat ndaj tyre.”

Top Channel