Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një adoleshente, e cila prej 9
muajsh punonte si prostitutë. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se
e mitura me inicialet S.M, banuese në lagjen “11 Nentori”, Elbasan
shkonte me klientë të shumë në hotele të ndyshme të qytetit të
Elbasanit, si dhe ne periferi të saj kundrejt shumes 100-150 Euro.
Prej 9 muajsh e mitura shfrytëzohej nga Eduart Muzhaqi, 46 vjeç, Ilir Rrapi 38 vjeç dhe Altin Caka 29 vjeç.
Këta të fundit i gjenin klientë 17 vjeçares e merrnin në telefon duke i rekomanduar edhe vendin, ku e prisnin klientet, duke ndarë fitimet së bashku. Njëkohësisht personat e lartpërmendur janë pjesë e rrjetit të narkotikëve të cilët janë arrestuar disa ditë më parë në sajë të operacionit të koduar “Tabakane 2”.
Në këtë aksion policia arrestoi 6 persona dhe 4 të tjerë i shpalli në kërkim.Mësohet se Policia e Elbasanit po punon intensivisht për arrestimin e personave të tjere te shpallur në kërkim.
Top Channel