Tifozët “i tregojnë” portën kundërshtare skuadrës

28/03/2012 15:30

Skuadra modeste e Magdeburgut, që luan në kategoritë inferiore gjermane, ndodhet në një gjendje aspak të mirë, e fundit në klasifikim dhe javë të tëra pa fitore, madje edhe pas shënuar gol.

Pikërisht për të thyer këtë “thatësirë” goli, kanë menduar tifozët e kësaj skuadre që në shkallët e stadiumit në ndeshjen e luajtur kundër Berlin AK, kanë vendosur të ironizojnë skuadrën e tyre duke “u treguar se në cilin kah ndodhej porta kundërshtare”.

Një grup tifozësh kanë organizuar një koreografi, ndoshta aspak të këndshme për lojtarët në fushë, por shumë goditëse për situatën në të cilën ndodhet skuadra. Ata janë paraqitur në shkallët e stadiumit me shigjeta të ngjyrosura të drejtuara nga porta kundërshtare, ndërsa një banderolë gjigante e shpalosur shkruante: “Ua tregojmë ne se në cilin ka ndodhet porta kundërshtare”.

Pavarësisht kësaj, Magdeburg humbi ndeshjen me rezultatin 1-2 dhe i vetmi lajm i mirë në këtë takim për tifozët vendas, ishte shënimi i golit, duke u dhënë fund javëve të tëra pa shënuar.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA