E enjtja, dita më e mirë për seks

28/03/2012 10:45

E enjtja është dita më e mirë për të bërë seks. Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit i London School of Economics and Political Science, i publikuar në ‘Psychology Today’.

Kërkimi ka zbuluar se në këtë ditë të javës trupi prodhon hormone seksuale në mënyrë më aktive. Përveç kësaj, sinkronizimi me partnerin është më i madh ditën e enjte.

Shkencëtarët theksojnë se orët e para të ditës së enjte janë më të përshtatshmet, atëherë kur nivelet e testosteronit tek meshkujt arrijnë kulmin dhe niveli i estrogjenit tek femrat shumëzohet me pesë.

Nga ana tjetër, e marta është dita më e keqe për të kryer marrëdhënie seksuale.

Shkencëtarët dolën në përfundimin se e enjta është edhe dita me më shumë prodhimtari në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA