Champions, Milan i beson Robinhos

28/03/2012 13:45

Robinho do të kthehet në formacionin titullar të Milanit në ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës.

Sulmuesi brazilian, pasi ka lënë pas dëmtimin në kavilje, do ta nisë supersfidën e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve në krah të Zlatan Ibrahimovic duke fituar kështu balotazhin me El Shaarawy, i cili do të ulet në stol.

Shumë pak dyshime për trajnerin Allegri përsa i përket formacionit kuqezi. Nesta do të zëvendësojë të dëmtuarin Thiago Silva, ndërsa Seedorf ka fituar konkurrencën me Aquilani dhe Emanuelson.

Formacioni i mundshëm i Milanit është ky: Abbiati; Bonera, Mexes, Nesta, Antonini; Ambrosini, Nocerino, Seedorf; Boateng; Ibrahimovic, Robinho.

Nga ana tjetër, Pep Guardiola nuk ka vendosur ende se kush do të luajë në sulm mes Alexis Sanchez dhe Pedro Rodriguez.

Kapiteni Puyol do të spostohet në krah të majtë të mbrojtjes për shkak të mungesës së Adrianos dhe Pique do të rifitojë vendin e titullarit në qendër të mbrojtjes.

Ja formacioni i mundshëm i Barcelonës: Valdes; Alves, Mascherano, Pique, Puyol; Busquets, Fabregas, Xavi; Iniesta; Alexis, Messi.

 

Top Channel