Një keqinformim për aftësitë 4G të iPad-it të ri kanë bërë që kompania Apple t’u ofrojë rimbursim të gjithë klientëve të saj australianë.
Gjithcka lindi kur Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorit në Australi ka paditur Apple për reklamim të rremë, pasi tableti i ri kompjuterik nuk funksionon me rrjetin 4G të vendit.
Avokatët e Apple thanë se do të publikojnë një sqarim të zgjeruar për publikun në lidhje me këtë cështje dhe ka këmbëngulur se nuk ka mashtruar me reklamat.
Sipas palës paditëse reklama e Apple është keqinformuese pasi u tregon konsumatorëve se tableti i ri kompjuetrik mund të lidhet me rrjetin e telefonisë celulare me një kartë të thjeshtë SIM.
Në faqen e internetit, Apple saktëson se iPad-i saj mund të përdorë rrjetet 4G në disa sisteme në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Megjithëse Apple ka ofruar rimbursim për klientët, cështja pritet të përfundojë në gjykatë pas Pashkëve.
Top Channel